Turkmenistani ndalon përdorimin e fjalës Koronavirus

Nga Exit News
Turkmenistani ndalon përdorimin e fjalës Koronavirus

Qeveria e Turkmenistanit ka ndaluar përdorimin e fjalës “koronavirus” në media.

Sipas raportimeve, fjala është hequr nga të gjitha literaturat e informacionit shëndetësor të shpërndara në shkolla, ambiente shëndetësore dhe vende të tjera pune. Turkmenistani nuk ka ende raportuar ndonjë rast të virusit, ndërkohë që vendi i tij fqinj Irani ka mbi 44,000 raste të infektuarish.

Organizata për lirinë e medias, Reporterë pa kufij (RSF) pohoi se cilido që vë maskë në fytyrë ose flet për virusin, në Turkmenistan rrezikon të arrestohet nga policia. Ky është një mjet për të bllokuar të gjitha informacionet në lidhje me pandeminë – një veprim që po i vë në rrezik qytetarët e Turkmenistanit, sipas RSF.

“Autoritetet turkmenistane kanë ruajtur reputacionin e tyre duke marrë këtë masë ekstreme për zhdukjen e të gjitha informacioneve në lidhje me koronavirusin”, tha Jeanne Cavelier, drejtuesi i zyrës për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore të RSF.

“Ndalimi i informacionit jo vetëm vë në rrezik shëndetin e qytetarëve turkmenë, por gjithashtu forcon autoritarizmin e imponuar nga Presidenti Gurbanguly Berdymukhammedov. Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagojë dhe ai të mbajë përgjegjësi për shkeljet e tij sistematike të të drejtave të njeriut”, shton RSF në deklaratën për shtyp.

Turkmenistani renditet në vend të fundit në Indeksin e Lirisë së Shtypit Botëror të RSF dhe konsiderohet një nga vendet më të mbyllura në botë. Ai qeveriset nga Presidenti Berdymukhamedov që prej vitit 2006. Ai vetëquhet “Ati Mbrojtës” i vendit.

Raportet e RSF tregojnë se qeveria kontrollon të gjitha mediat vendase dhe vazhdon të përshpejtojë përndjekjen e saj për ata që raportojnë fshehtas për mediat jashtë vendit. Madje, edhe përdorimi i internetit është shumë i kufizuar. Njerëzit mund ta aksesojnë atë në kafene ku së pari duhet të identifikohen.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>