Turqi, 645 mijë mjekë kanë marrë dozën e parë të vaksinës

Nga Exit News
Turqi, 645 mijë mjekë kanë marrë dozën e parë të vaksinës

Në Turqi deri më tani janë vaksinuar 645 mijë persona që janë pjese e stafit mjekësor.

Ministria e Shëndetësisë në Turqi njoftoi se vendi ka 1,1 milionë punonjës shëndetësorë.

Procesi i vaksinimit do të vijojë me të gjitha grupet e caktuara në programin e vaksinimit.

Presidenti Rexhep Taip Erdogan dhe Ministri i Shëndetësisë Fahretin Koca u vaksinuar të parët me vaksinës kineze Sinovac.

Vaksina e Sinovac është testuar në Turqi, Brazil dhe Indonezi por në të tre vendet ka dhënë rezultate të ndryshme mbi efektshmërinë.

Të dhënat paraprake në Turqi treguan se vaksina ishte 91,25% efikase. Sidoqoftë, studiuesit në Brazil thanë se ishte 50% ndërsa në Indonezi 70%.

Turqia mori 3 milionë doza të vaksinës në fund të dhjetorit ndërsa pret të marrë në total 50 milionë.

Nga ana tjetër, bisedimet me Pfizer vijojnë për 4.5 milionë doza, tha presidenti Rexhep Tajip Erdogan të hënën.

Turqia ka raportuar rreth 2.34 milionë infeksione dhe rreth 23,000 vdekje nga COVID-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>