
Autoritetet turke arrestuan sot një gazetar të BBC në gjuhën turke dhe një tjetër të Zërit të Amerikës në Kurdistan (VOA Kurdistan), në jug-lindje të vendit.
BBC Turke njoftoi se të dy gazetarët po investigonin për shembjen e një miniere bakri më 17 nëntor, në rajonin e Siirt në zonën kurde.
Në këtë minierë humbën jetën 10 minatorë dhe gjashtë të tjerë u deklaruan të humbur.
Arsyet e arrestimit janë ende të panjohura.