Turqi, Daily Sabah — Shqipëria nis hetimet për organizuesit e grushtit të shtetit

Turqi, Daily Sabah — Shqipëria nis hetimet për organizuesit e grushtit të shtetit

Gazeta turke Daily Sabah në një shkrim të saj më 23 maj raporton se “Shqipëria së shpejti do të nisë një hetim kundër pucistëve të lidhur me Organizatën terroriste të Gylenit (FETO), e cila akuzohet për organizimin e grushtit të shtetit më 15 korrik të vitit 2016 në Turqi”.

Më tej në shkrim shkruhet se:

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla në një takim me gazetarët është shprehur se disa të dyshuar si pjesmarrës në grushtin e shtetit në Turqi po fshihen në Shqipëri.

Prokurori Llala gjithashtu deklaroi se Turqia ka informuar në mënyrë të vazhdueshme për grushtin e shtetit gjatë një konferencë ndërkombëtare me temë mbi teknikat e luftës ndaj organizatave kriminale.

“Autoritetet turke dyshojnë se individë të veçantë të përfshirë në grushtin e shtetit mund të fshihen në Shqipëri duke u shitur si biznesmenë” — u shpreh Prokurori Llalla.

Ai bëri të ditur se Prokurori turk Mehmet Arkaca gjatë vizitës së tij në Tiranë ka kërkuar nisjen e hetimeve dhe bashëkpunimin kundër organizatës FETO.

Më herët edhe ambasadori i Turqisë, Hidayet Bayraktar ka deklaruar se në vendin tonë ndodhen eksponentë të organizatës Feto.

Ai ka thënë se personat më të afërt të predikuesit Gulen kanë vizituar vendin tonë dhe kanë marrë pjesë direkt në drejtimin e 13 shkollave FETO në vend.

Pak kohë më parë Greqia nuk pranoi kërkesën e shtetit turk për të ekstraduar tetë ushtarakët e përfshirë në grushtin e shtetit. Ndërsa SHBA-të nuk kanë pranuar asnjëherë të ekstradojnë kryetarin e organizatës FETO, Fetulla Gylen.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>