Turqi, dënohen me burg 7 gazetarë kritikë të Presidentit Erdogan

Nga Redaksia
Turqi, dënohen me burg 7 gazetarë kritikë të Presidentit Erdogan

Gjashtë gazetarë dhe një punonjës i gazetës Sozcu u dënuan me burg në Turqi për akuzën se ndihmuan përpjekjet për grusht shteti në vitin 2016.

Gazeta Sozcu ka qenë kritike e fortë e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Gazetarët i kanë mohuar akuzat dhe pritet ta apelojnë vendimin.

Kryeredaktorët e gazetës, Metin Ylmaz dhe Mustafa Çetin dhe opinionistët Emin Çölaşan dhe Necati Doğru, u dënuan me rreth tre vite e gjysmë burg.

Redaktori i lajmeve në web Yücel Arı, financieri Yonca Yücekaleli dhe reporteri Gökmen Ulu morën dënime me nga dy vite burg.

Gazetarja Mediha Olgun u lirua nga akuzat dhe pronari i Sozcu, Burak Akbay – i cili jeton jashtë Turqisë – thuhet se ende po ndiqet penalisht në mungesë.

Turqia konsiderohet si vendi i dytë me numrin më të lartë të gazetarëve të burgosur, pas Kinës. Raportohet se, të paktën 108 gazetarë turq ose punonjës të mediave aktualisht janë në burg.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>