Turqia, të martën shtrëngoi masat ndaluese kundër koronavirusit pas rritjes së numrave të të infektuarve, raporton The Guardian. Masat e reja përfshijnë kontroll të personave të izoluar në banesa, gjurmim të rasteve të reja dhe ndalim të martesave dhe ceremonive mortore.
Gjithashtu, qeveria do të hapi edhe një qendër telefonike për denoncimin e personave që nuk përdorin maskë dhe nuk zbatojnë masat kundër Covid-19. Rregullat do të zbatohen njësoj në të gjithë Turqinë, lajmëroi ministri i brendshëm turk.
Vendimi u morr, pais më 4 gusht, për herë të parë gjatë tre javëve të fundit, numri i të infektuarve kaloi 1000.