Turqia arreston një komandant të lartë të Shtetit Islamik

Nga Exit News
Turqia arreston një komandant të lartë të Shtetit Islamik

Policia turke ka arrestuar një komandant të lartë të Shteti Iskamik, njoftoi të martën, ministri i brendshëm turk në një postim në Twitter. Ai u arrestua në komunën e Adënës.

Mahmut Ozden kishte marrë urdhëra për të kryer një sulm, tha Ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu, sipas BBC. Shtetit Islamik njoftoi zyrtarisht praninë në Turqi në 2019 dhe ka bërë disasulme në vend.

“I dyshuari në mënyrë të vazhdueshme ka marrë urdhëra si nga Iraku dhe nga Siria për të kryer sulme në Turqi”, tha ministri turk të martën.

Kush është personi i arrestuar?

Ozden kishte planifikuar të kryente 10’ deri në 12 sulme terroriste. Plani i tij përfshinte rrëmbimin e disa politikanëve, shkruan gazeta turke Daily Sabah.

Policia turke konfiskoi kompjutera, dokumenta, dhe armë gjatë operaconit të arrestimit.

Tre terroristë të tjerë të dyshuar u arrestuan si pjesë e operacionit kundër terrorizmit, raportoi Agjensia Anadolu.

Turqia në korrik arrestoi 27 persona të dyshuar për një sulm të mundshëm në Stamboll. Javën e kaluar, policia tha se ka arrestuar një person të lidhur me Shtetin Islamik që po planifikonte një sulm në Stamboll.

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për disa sulme në Turqi, përfshirë edhe sulmi në viitn 2017 ku humbën jetën 39 persona.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>