Turqia, burgu më i madh në botë për gazetarët

Nga Exit News
Turqia, burgu më i madh në botë për gazetarët

Turqia është burgu më i madh në botë për gazetarët profesionistë dhe punonjësit e medias, të cilët nëse akuzohen për shpifje, kalojnë më shumë se një vit në paraburgim para gjyqit. Në disa raste, gazetarët dënohen me burgim të përjetshëm.

Katër muajt pas grushtit të shtetit në Turqi në korrik 2016, u arrestuan 130 gazetarë, punonjës të mediave dhe shkrimtarët, nga të cilët 64 u liruan.

Në më shumë se një rast që nga viti 2016, rezolutat e Parlamentit Evropian ka vënë në dukje se gazetarëve ju ishte “mohuar e drejta për të patur një avokat” dhe “po mbaheshin në kushte çnjerëzore në të cilat kërcënohen dhe keqtrajtohen”. Përveç kësaj, mbyllja e më shumë se 100 mediave dhe ndërmarrjeve la mbi 3 mijë gazetarë të papunë, thuhet në raportin e Tendencave të Lirisë së Mediave 2018 të Parlamentit Evropian.

Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI) raportoi se Turqia nuk ka bërë përparime në raport me lirinë e shtypit pas përfundimit të gjendjes së emergjencës në korrik 2018. Qeveria turke ka ndikim në rreth 95 përqind të mediave të vendit, përmes mbylljes së detyruar të mbi 170 mediave dhe shtypshkronjave dhe presioni ekonomik dhe favorizimit të mediave miqësore.

Sulmet ndaj gazetarëve nuk kanë përfunduar në vitin 2019.

Në janar, gazetari investigativ Pelin Kernker u dënua me burg për shpifje ndaj ish kryeministrit Binali Yıldırım dhe djemve të tij, për publikimin e lidhjeve të tyre me ndërmarrjet në Maltë, si pjesë e hetimit të Panama Papers.

Më 5 shkurt, gazetari kurd Nedim Türfent kaloi ditën e tij të 1000-të në burg në shkelje të plotë të të drejtës për një proces të rregullt, shkruan IPI.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>