Turqia denoncon të shtëna me armë nga autoritetet greke drejt një varke turke me civilë

Nga Exit News
Turqia denoncon të shtëna me armë nga autoritetet greke drejt një varke turke me civilë

Autoritetet greke kanë qëlluar ndaj një varke turke që transportonte civilë jashtë ishullit Rodhos në detin Egje, sipas deklaratës së komandës së rojes bregdetare Turke.

Mediat turke kanë raportuar se për pasojë të të shtënave dy shtetas turq dhe një sirian janë plagosur dhe varka është fundosur.

Tensionet në rajon janë në rritje për shkak të aktiviteteve të kërkimit dhe shpimit të burimeve hidrokarbure në detin Mesdhe.

Ankaraja akuzon Greqinë se pretendimet e saj detare shkelin të drejtat sovrane të Turqisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>