Turqia mund të vendosë masa të reja për të luftuar përhapjen e koronavirusit në të gjithë vendin, tha Presidenti Tajip Erdogan, sipas The Guardian.
Turqia raportoi 2 165 persona me Covid-19 të premten, shifra më e lartë një-ditore që nga maji kur Ankaraja vendosi një seri masash kufizuese.
“Ministri ynë i shëndetësisë po viziton zona të ndryshme … Ne po punojmë për ato lloj masash që do të marrim atje,” u tha Erdogan gazetarëve pas lutjeve të së premtes në Stamboll.
“Tani për tani, çfarë lloj masash do të merren do të na përcillet nga ekipi i shkencor dhe ne do të bëjmë hapat tanë sipas kësaj,” tha ai.
Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha më parë se 40% e rasteve totale në të gjithë vendin u raportuan në Stamboll, pesë herë më shumë se në Ankara.
Duke folur para gazetarëve pas takimit me zyrtarë lokalë në pesë provinca në Turqinë veriperëndimore, Koca tha se kishte pasur një rritje të rrezikshme të numrave të Covid-19.