
Turqia ka lajmëruar anijet e tjera përmes Navatex (sistemi i komunikim detar) të premten, për stërvitje detare të armatosura, në veri të Qipros nga data 12 shtator deri më 14 shtator, raporton gazeta greke Ekathimerini.
Mesazhi i dërguar nga Zyra turke e Lundrimit, Hidrografisë dhe Oqeanografisë, lajmëron kryerjen e stërvitjeve ushtarake me armë në zonë.