Presidenti Tajip Erdogan njoftoi të dielën se ka urdhëruar kooperativat bujqësore të hapnin rreth 1000 tregje të reja në të gjithë vendin për të siguruar çmime “të përshtatshme” për mallrat e konsumit ndërkohë që vendi përballet me inflacion vjetor rreth 20%.
Ndërtimi do të fillojë shpejt për t’u ofruar turqve “mallra të lirë dhe me cilësi të lartë” dhe për të “balancuar tregjet”, tha Erdogan, pasi çmimet e konsumit priten të rriten në nivele shumë më lart se një objektiv zyrtar prej 5%.
Të shqetësuar nga inflacioni i lartë dhe anketat e opinionit, qeveria e Erdoganit dhe ka filluar të drejtojë gishtin tek supermarketet dhe ka hapur hetime për çmimet e mundshme shfrytëzuese.
“Ne dhamë urdhër që rreth 1000 prej këtyre bizneseve të hapen në të gjithë Turqinë, duke filluar nga 500 metra katrorë secila,” u tha Erdogan gazetarëve pasi vizitoi një pikë të kooperativës së kredive bujqësore në Stamboll.
“Këto janë vende ku çmimet janë të përshtatshme për buxhetet e qytetarëve tanë,” shtoi ai.
Inflacioni ka mbetur dyshifror gjatë pjesës më të madhe të pesë viteve të fundit në Turqi, duke ndikuar në të ardhurat e familjeve dhe duke e lënë vendin prapa në zhvillimin ekonomik.
Analistët thonë se rënia e besimit në bankën qendrore është faji kryesor për problemin e inflacionit në Turqi. Erdogan shkarkoi tre guvernatorët e fundit të bankave për mosmarrëveshjet në politikë.