Turqia ka lehtësuar masat anti-COVID për qytetarët që udhëtojnë drejt saj në nisje të sezonit turistik veror.
Kompania e fluturimeve “Air Albania” ka njoftuar se nga 31 maji të gjithë qytetarët që janë vaksinuar kundër COVID-19, minimumi 14 ditë para udhëtimit, nuk ka nevojë të paraqesin një test PCR negativ për të udhëtuar drejt Turqisë.
Nga ky detyrim përjashtohen edhe ata që paraqesin një dokument ku vërtetohet se kanë kaluar COVID-19 brenda 6 muajve të fundit.
Personat që nuk janë vaksinuar apo që nuk e kanë kaluar COVID-in duhet që të paraqesin një test PCR negativ të bërë të paktën 72 orë para nisjes, ose një test të shpejtë negativ 48 orë para nisjes.