Turqia i kërkon BE të tregohet e ndershme në ndërmjetësimin me Greqinë

Nga Exit News
Turqia i kërkon BE të tregohet e ndershme në ndërmjetësimin me Greqinë

Turqia i ka kërkuar Bashkimit Eruropian të martën, që të “tregohet i ndershëm” në ndërmjetësimin me Greqinë.

Pas dy ditësh do të mbahet samiti i BE-së, ku pjesë e diskutimeve pritet të jetë edhe mosmarrëveshja e Turqisë me Greqinë, sa i takon kërkimeve për gaz në ujërat e Detit Mesdhe.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha në 4 dhjetor se BE po shqyrton mundësinë për të vendosur sanksione të mëtejshme mbi Turqinë, pasi nuk ka ndryshuar qendrim ndaj Greqisë.

Turqia, është një vend kandidat për anëtarësim në BE. Pranimi ka ngecur për disa çështje, përfshirë të drejtat e njeriut.

Greqia tani po bën presion për sanksione ndëshkimore ndaj Ankarasë. Ajo ka gjetur mbështetjen e disa vendeve, përfshi Francën, por pjesa tjetër i druhen një fluksi refugjatësh të cilët për momentin janë strehuar në Turqi.

Në periudhën e fundit, Turqia ka sfiduar Greqinë në Mesdheun Lindor, duke dërguar vazhdimisht një anije kërkimi të gazit në ujërat greke. Të dyja vendet janë anëtare të NATO-s dhe aleanca ka ngritur një “mekanizëm” për të ndihmuar ushtritë rivale të shmangin përplasjet aksidentale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>