Turqia i kërkon Shqipërisë arrestimin e sipërmarrësit turk

Nga Exit News
Turqia i kërkon Shqipërisë arrestimin e sipërmarrësit turk

Autoritetet Turke i kanë kërkuar Shqipërisë të ndalojë Fatih Faruk Ozer, i akuzuar për mashtrim me monedhën kripto, me vlerë prej 2 miliard dollarësh.

Më 23 prill, u raportua se sipërmarrësi 28-vjeçar kishte mashtruar rreth 390,000 përdorues të kriptovalutës, Thodex dhe më pas u largua nga vendi për në Tiranë.

Zyra e Kryeprokurorit të Stambollit i tha medias se nisën ehetimet e transaksioneve, pasi përdoruesit nuk ishin në gjendje të hynin në pasuritë e tyre. Nëse vërtetohet akuza, Ozer mund të përballet me akuza serioze përfshirë mashtrim dhe formimin e një organizate kriminale.

Haberturk deklaroi se departamenti i krimeve kibernetike i policisë kishte bastisur zyrat e Thodex, të premten, ndërsa agjencia e hetimit të krimeve financiare vendosi ngrirje e të gjitha llogarive bankare.

Disa media turke botuan një deklaratë gjoja nga Ozer, i cili mohoi akuzat. Ai u shpreh se ishte larguar nga vendi për disa takime me investitorë të huaj. Ai shtoi se do të kthehej në Turqi në ditët në vijim për të biseduar me autoritetet. Në përgjigje të pyetjes pse faqja ishte e padisponueshme, ai u përgjigjë se ishte për shkak të një sulmi kibernetik.

Më parë gjatë javës, Thodex postoi një mesazh në faqen e saj të internetit duke thënë se ata do të mbyllen për disa ditë për shkak të investimeve të mundshme nga jashtë. Përdoruesit u ankuan në masë pasi nuk ishin në gjendje të depozitonin ose tërhiqnin paratë, apo edhe të hynin në llogaritë e tyre.

Ai u fotografua në kontrollin e pasaportave në aeroportin e Stambollit.

Ministria Turke e Drejtësisë tha se kishte njoftuar Interpolin në Shqipëri duke u kërkuar autoriteteve të arrestojnë të dyshuarin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>