Zëvendës presidenti i Turqisë, Fuat Oktay i bëri thirrje Bashkimit Evropian (BE) për drejtësi dhe barazi në vazhdën e tensioneve në Mesdheun Lindor. “Turqia pret drejtësi nga BE-ja. Bazuar në këtë drejtësi, askush të mos presë që Turqia të bëjë hap mbrapa”, tha ai në një intervistë ekskluzive me Anadolu Agency (AA).
Oktay tha indirekt se përpjekjet e Greqisë “për t’i zgjeruar ujërat e saj territorial me 12 milje” është shkak për luftë. Ai theksoi se Turqia “do të mbrojë të drejtat e tij në çdo metër katror në ujërat e Mesdheut Lindor, cilido qoftë çmimi”.
Zëvendës presidenti turk u shpreh se BE nuk është në anën e Turqisë dhe nuk kërkon dialog.
“Fatkeqësisht, Evropa, lëre që nuk është në anën e Turqisë dhe interesave tona, por nuk mbajmë mend të mos ketë reaguar. Ne e njohim mirë gjuhën e paqes dhe diplomacisë, por nuk do të hezitojmë të bëjmë atë që është e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e Turqisë. Franca dhe Greqia janë midis atyre që e dinë këtë më mirë”, shtoi nënpresidenti turk.
Greqia i kundërshtoi kërkimet për të Turqisë në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të kufizojë territorin detar turk bazuar në ishuj të vegjël afër bregdetit turk. Por, Turqia i dërgoi anijet e saj për të eksploruar në shelfin e saj kontinental, duke thënë se Ankaraja dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) kanë të drejta në rajon.
Pas përpjekjeve diplomatike të Gjermanisë, Turqia ndaloi aktivitetet në rajon, megjithatë, ajo rifilloi kërkimin e energjisë në fillim të këtij muaji në Mesdheun Lindor pasi Greqia dhe Egjipti nënshkruan një marrëveshje të diskutueshme të demarkimit të kufirit detar.
Ankaraja ka thënë gjithashtu që burimet e naftes pranë ishullit të Qipros duhet të ndahen në mënyrë të drejtë midis Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), e cila i ka dhënë licencë kompanisë shtetërore të naftës Turkish Petroleum, dhe administratës qipriote greke të Qipros Jugore.
Publikuar në Anadolu Agency.