Një prokuror turk i ka kërkuar në gjykatës Kushtetuese të mërkurën mbylljen e partisë pro-Kurde, “Partia Demokratike e Popullit” (HDP), partia e tretë më e madhe në vend, raporton Reuters.
Turqia nën drejtimin e presidentit Erdogan ka një histori të gjatë të mbylljes së partive politike, të cilat i konsideron kërcënim dhe ka ndaluar në të kaluarën një seri partish të tjera pro-kurde.
HDP kohët e fundit ishte akuzuar nga partia AKP e Presidentit Tajip Erdogan për lidhje me grupin e jashtëligjshëm të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).
Kjo ka përkuar me rënien e mbështetjes së sondazhit për AKP dhe aleatët e saj nacionalistë ndërsa qeveria e Erdogan lufton pasojat ekonomike të pandemisë së koronavirusit.
“HDP bashkëpunon me grupin terrorist PKK dhe organizata të tjera të ngjashme, ata veprojnë si një degë e organizatës me qëllim prishjen e unitetit të shtetit,” tha në një deklaratë kryeprokurori i gjykatës së apelit Bekir Sahin.
HDP, e cila ka 55 vende në parlamentin me 600 anëtarë, mohon çdo lidhje me këtë grup.
PKK konsiderohet një grup terrorist nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Ajo ka luftuar kundër shtetit turk, në Turqinë juglindore kryesisht në vendet kurde që nga viti 1984. Më shumë se 40,000 njerëz janë vrarë në konflikt.