Turqia kërkesë për mbylljen e partisë së 3-të më të madhe në vend

Nga Exit News
Turqia kërkesë për mbylljen e partisë së 3-të më të madhe në vend

Një prokuror turk i ka kërkuar në gjykatës Kushtetuese të mërkurën mbylljen e partisë pro-Kurde, “Partia Demokratike e Popullit” (HDP),  partia e tretë më e madhe në vend, raporton Reuters.

Turqia nën drejtimin e presidentit Erdogan ka një histori të gjatë të mbylljes së partive politike, të cilat i konsideron kërcënim dhe ka ndaluar në të kaluarën një seri partish të tjera pro-kurde.

HDP kohët e fundit ishte akuzuar nga partia AKP e Presidentit Tajip Erdogan për lidhje me grupin e jashtëligjshëm të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Kjo ka përkuar me rënien e mbështetjes së sondazhit për AKP dhe aleatët e saj nacionalistë ndërsa qeveria e Erdogan lufton pasojat ekonomike të pandemisë së koronavirusit.

“HDP bashkëpunon me grupin terrorist PKK dhe organizata të tjera të ngjashme, ata veprojnë si një degë e organizatës me qëllim prishjen e unitetit të shtetit,” tha në një deklaratë kryeprokurori i gjykatës së apelit Bekir Sahin.

HDP, e cila ka 55 vende në parlamentin me 600 anëtarë, mohon çdo lidhje me këtë grup.

PKK konsiderohet një grup terrorist nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Ajo ka luftuar kundër shtetit turk, në Turqinë juglindore kryesisht në vendet kurde që nga viti 1984. Më shumë se 40,000 njerëz janë vrarë në konflikt.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>