Turqia kërkon testin negativ për të gjithë udhëtarët

Nga Exit News
Turqia kërkon testin negativ për të gjithë udhëtarët

Duke filluar nga e hëna, të gjithë qytetarët që do të hyjnë në Turqi duhet të kenë prova që tregojnë se kanë rezultuar negativë në testin për koronavirus gjatë 72 orëve të fundit.

Pasagjerët që nuk kanë një rezultat negativ të testit PCR nuk do të lejohen të hipin në aeroplanë për në Turqi, tha Ministri i Shëndetësisë Fahretin Koca, raporton Reuters.

Koca tha gjithashtu se pasagjerët që fluturojnë nga Britania, Afrika e Jugut dhe Danimarka, përpos testit negativ, do t’i nënshtrohen karantinës pas mbërritjes.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>