Turqia ka vendosur ndalimin e dasmave dhe ceremonive të tjera në Stamboll, të shtunën, pasi rritjes së numrit të rasteve tditor të koronavirusit dhe vdekjeve në nivelin më të lartë në të gjithë vendin, në më shumë se dy muaj.
Nga dita e hënë, dasmat në shtëpi dhe ceremonitë e tjera do të ndalohen, tha zyra e guvernatorit të Stambollit, sipas Reuters.
Fëmijët dhe njerëzit e moshës mbi 60 vjeç do të ndalohen të marrin pjesë në këto ceremonitë që lejohen.
Kufizimet u njoftuan disa orë përpara se Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca të tregonte se 1.549 raste të reja të koronavirusit ishin diagnostikuar në Turqi, numri më i lartë ditor që nga mesi i qershorit.
“Numri i pacientëve në gjendje të rëndë vazhdon të rritet. Ne nuk mund të jemi të qetë nëse nuk ndalojmë shpërthimin”, shtoi ai.