Turqia do të marrë një ngarkesë të dytë të vaksinës kineze anti-Covid, CoronaVac prodhuar nga kompania Sinovac Biotech.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan njoftoi, të premten, se Kina ka miratuar dërgesën e 10 milionë dozave, të cilat priten të vijnë në ditët në vijim.
Më parë, Turqia ka marrë një ngarkesë fillestare të vaksinëns kineze prej 3 milion dozash në dhjetor.
Vaksinimet masive filluan në Turqi javën e kaluar.
Deri më tani janë vaksinuar 1.166 milion njerëz, kryesisht punonjës të shëndetësisë dhe njerëz të moshuar.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë, në Turqi, ata janë shëruar nga Covid-19 nuk do të vaksinohen nga katër deri në gjashtë muaj pas shërimit të tyre, pasi mendohet se trupi i tyre ka krijuar anti-trupa.
Deri të enjten, Turqia regjistroi gjithsej 24,640 viktima me Covid-19, ndërsa mbi 2.29 milion njerëz janë shëruar. Në total Turqia ka pasur mbi 2.41 milion raste të konfirmuara.