Turqia merr përsipër sigurinë e aeroportit të Kabulit

Turqia merr përsipër sigurinë e aeroportit të Kabulit

Pas vendimit për tërheqjen e misionit të NATO-s, të udhëhequr nga SHBA-të, nga Afganistani, këshilltari i sigurisë kombëtare të presidentit amerikan, Joe Biden njoftoi se Turqia pritet të luajë një rol të rëndësishëm në sigurinë e aeroportit Hamit Karzai të Kabulit.

Jake Sullivan pohoi në një deklaratë për mediat se gjatë takimit dypalësh të hënën, Biden dhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan “ranë dakord që të punojnë së bashku” për të siguruar që misioni turk të vendoset përpara afatit të 11 shtatoritpër të tërheqjen e të gjitha forcave amerikane nga Afganistan.

Ai shtoi se palët kanë udhëruar ekipet respektive të punojnë për detajet e marrëveshjes.

Sullivan deklaroi se SHBA-të po konsiderojnë përdorimin e kontraktorëve të sigurisë në aeroport me “përvojë të gjerë” në Afganistan,  por theksoi se Uashingtoni “ndihet mirë në lidhje me planet me Turqit”.

“Por sigurisht që ne po bëjmë padyshim edhe plane rezervë në rast se Turqia nuk mund të vazhdojë, megjithëse ne kemi besim se ata do ta bëjnë, ose mund të vazhdojmë në një mënyrë më të kufizuar,” citohet nga Anadolu Agency.

Nga ana tjetër, Erdogan u shpreh të hënën se Turqia po kërkon përfshirje të Pakistanit dhe Hungarisë në misionin e ri në Afganistan.

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve Antony Blinken njoftoi më 14 prill tërheqjen e vendeve aleate të NATO-s nga Afganistani, mes 1 majit dhe 11 shtatorit dhe se do të punohej për nje fazë përshtatje.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>