Turqia miraton ligjin për kontrollin e Facebook-ut dhe Twitter-it

Nga Exit News
Turqia miraton ligjin për kontrollin e Facebook-ut dhe Twitter-it

Turqia miratoi të mërkurën ligjin që i jep të drejtën qeverisë të kontrollojë, të hetojë dhe të heqë përdoruesit dhe postimet në median sociale, të cilët kundërshtojnë politikat e Erdoganit, raporton Associated Press.

Ligji i kërkon kompanive të mëdha të medias sociale si Facebook dhe Twitter të kenë zyra përfaqësie në Turqi që të përballen me ankimet kundra postimeve të publikuara në platformat e tyre. Si dhe të ruajnë të dhënat e përdoruesve në Turqi.

Qeveria tha se ligji lufton krimin kibernetik dhe mbron përdoruesit. Ndërsa opozita turke tha se ligji do të kufizojë lirinë e shprehjes në një vend ku media është nën kontroll të plotë të qeverisë dhe dhjetra gazetarë janë në burg.

Nëse kompanitë e medias sociale nuk do të pranojnë të kenë një zyrë në Turqi, ligji parashikon gjoba, ndalim të reklamave dhe ulje të valëve transmetuese, deri në prerjen e plotë të tyre. Kjo do të thotë se përdorimi i medias sociale do të jetë shumë i ngadaltë.

Përfaqësuesit e këtyre kompanive do të duhet t’i përgjigjen çdo kërkese individuale për të hequr postime që shkelin privatësinë dhe të drejtat personale brenda 48 orëve. Nëse kompania nuk e bënë këtë atëherë ajo do të gjobitet.

Komisioneri i Lartë për të drejtat e njeriut në Zyrën e Kombeve të Bashkuara e kundërshtoi miratimin e këtij ligji. Ndërsa Amnesty Internatioanl e quajti ligjin masë “drakoniane”.

“Nëse ky ligj miratohet ai do të rrisë në mënyrë të ndjeshme pushtetin e qeverisë për të censuruar përmbajtjen online dhe të hetojë përdoruesit e medias online. Kjo ëshët një shkelje e hapur e të drejtës së shprehjes online dhe shkelje e të drejtave të njeritu”, tha përfaqësuesi i Amnesty International.

Turqia është vendi i parë në botë për numrin e kërkesave për të hequr postime nga Twitter-i, me më shumë se 6 mijë kërkesa në gjashtë muajt e parë të 2019.

Më shumë se 408 mijë faqe online janë bllokuar në Turqi sipas Shoqatës së Lirisë së Shprehjes.

Për tre vjet rresht u bllokua faqja Wikipedia, derisa gjykata e lartë turke vendosi se kjo ishte shkelje e lirisë së shprehjes.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>