Turqia ka nisur sulme ajrore në një zonë në veri të Sirisë të kontrolluar nga rebelët kurdë, tha organizata Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut (SOHR).
Organizata njofton se avionët turq kanë goditur pozicionet ushtarake të Forcave Demokratike Siriane (SDF) në rajonin Ain Issa.
Ky është sulmi i parë që prej vitit 2019 kur Turqia ndërmori një fushatë ushtarake 2019 kundër SDF-së në Sirinë veriore.
Megjithatë, operacioni i 2019 u pezullua pas dy marrëveshjeve të negociuara nga Ankaraja së pari me Shtetet e Bashkuara dhe më pas me Rusinë, që lejoi Turqinë të merrte kontrollin e një “zone të sigurt” brenda Sirisë rreth 120 kilometra të gjatë dhe 32 kilometra në brendësi të territorit.
Megjithatë zona në Ain Issa, mbeti në duart e forcave kurde.
SOHR njofton se para sulmeve ajrore ka pasur përleshje të armatosura midis forcave të SDF-së dhe fraksioneve të mbështetura nga Turqia.
“Përplasjet midis të dyja palëve kanë vazhduar për 24 orët e fundit”, tha Rami Abdul Rahman drejtor i SOHR.
Forcat kurde siriane konsiderohen nga Turqia të jenë një “degë terroriste” e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.
Por, ata gjithashtu kanë qenë një aleat kryesor për Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët në betejën kundër grupit të Shtetit Islamik në Siri.