Turqia nis sulmet ajrore në veri të Sirisë

Nga Exit News
Turqia nis sulmet ajrore në veri të Sirisë

Turqia ka nisur sulme ajrore në një zonë në veri të Sirisë të kontrolluar nga rebelët kurdë, tha organizata Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut (SOHR).

Organizata njofton se  avionët turq kanë goditur pozicionet ushtarake të Forcave Demokratike Siriane (SDF) në rajonin Ain Issa.

Ky është sulmi i parë që prej vitit 2019 kur Turqia ndërmori një fushatë ushtarake 2019 kundër SDF-së në Sirinë veriore.

Megjithatë, operacioni i 2019 u pezullua pas dy marrëveshjeve të negociuara nga Ankaraja së pari me Shtetet e Bashkuara dhe më pas me Rusinë, që lejoi Turqinë të merrte kontrollin e një “zone të sigurt” brenda Sirisë rreth 120 kilometra të gjatë dhe 32 kilometra në brendësi të territorit.

Megjithatë zona në Ain Issa, mbeti në duart e forcave kurde.

SOHR njofton se para sulmeve ajrore ka pasur përleshje të armatosura midis forcave të SDF-së dhe fraksioneve të mbështetura nga Turqia.

“Përplasjet midis të dyja palëve kanë vazhduar për 24 orët e fundit”, tha Rami Abdul Rahman drejtor i SOHR.

Forcat kurde siriane konsiderohen nga Turqia të jenë një “degë terroriste” e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

Por, ata gjithashtu kanë qenë një aleat kryesor për Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët në betejën kundër grupit të Shtetit Islamik në Siri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>