Turqia ka filluar të evakuojë trupat e saj nga Afganistani pas gati 20 vitesh, njoftoi ministria e Mbrojtjes të mërkurën.
“Forcat e Armatosura Turke po kthehen në atdheun tonë me krenarinë për të përmbushur me sukses këtë detyrë që iu është besuar,” tha ministria në një deklaratë raporton AP.
Ushtarët turq kanë ndihmuar në evakuimin e njerëzve nga aeroporti i Kabulit që kur talebanët morën qytetin më shumë se një javë më parë. Ministria tha se avionët ushtarakë turq evakuuan 1129 persona.
Para se talibanët të merrnin Kabulin, Turqia anëtare e NATO -s kishte ofruar të siguronte dhe operonte aeroportin pas tërheqjes së SHBA.
Zëdhënësi i Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, Ibrahim Kalin shkroi në Twitter: “Turqia do të vazhdojë të punojë për paqen, sigurinë dhe prosperitetin e vëllezërve dhe motrave tona afgane.”