Turqia nis vaksinimin kundër COVID-19 me vaksinën kineze ‘Sinovac’

Nga Exit News
Turqia nis vaksinimin kundër COVID-19 me vaksinën kineze ‘Sinovac’

Turqia ka nisur sot vaksinimin kundër COVID-19 me vaksinën e kompanisë Kineze, Sinovac, pasi ajo mori dritën jeshile nga Agjencia Turke e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, për përdorim emergjent.

Ministri i shëndetësisë i vendit, Fahrettin Koca dhe anëtarët e këshillit këshillimor shkencor të vendit morën dozat e para drejtpërdrejt në televizion.

Koca tha se programi i vaksinimit të Turqisë do të fillojë të enjten, duke filluar me punonjësit e kujdesit shëndetësor. Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të vaksinohen, duke thënë se kjo ishte mënyra më premtuese për të mposhtur pandeminë.

Vaksina e Sinovac është testuar në Turqi, Brazil dhe Indonezi por në të tre vendet ka dhënë rezultate të ndryshme mbi efektshmërinë.

Të dhënat paraprake në Turqi treguan se vaksina ishte 91,25% efikase. Sidoqoftë, studiuesit në Brazil thanë se ishte 50% ndërsa në Indonezi 70%.

Turqia mori 3 milionë doza të vaksinës në fund të dhjetorit ndërsa pret të marrë në total 50 milionë.

Nga ana tjetër, bisedimet me Pfizer vijojnë për 4.5 milionë doza, tha presidenti Rexhep Tajip Erdogan të hënën.

Turqia ka raportuar rreth 2.34 milionë infeksione dhe rreth 23,000 vdekje nga COVID-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>