Turqia pezullon kampionatin pas protestave të futbollistëve të huaj

Nga Exit News
Turqia pezullon kampionatin pas protestave të futbollistëve të huaj

Federata Turke e Futbollit (TFF) njoftoi sot me një deklaratë për shtyp se ka pezulluar pa afat Superligën.

Ky vendimi erdhi pas reagimeve të shumta që pati prej një vendimi të mëparshëm, ku TFF kërkoi që kampionati të vazhdonte me stadiume të zbrazura.

Në Turqi, mbyllja e stadiumeve qe vendosur që më 12 mars, ndërsa ditët e fundit sportistët prisnin që kampionati të pezullohej tërësisht.

Vendimi i TFF nxiti reagime të shumta nga futbollistë me emër që luajnë në Superligën turke.

Portieri uruguaian Fernando Muslera apo lojtarë të tjerë si Bernard Mensah dhe ish-mesfushori i Chelsea-it Obi Mikel, reaguan me zell në rrjetet sociale. Mikel ndër të tjera prishi kontratën me Trabzonsporin.

Shumë futbollistë të huaj iu ankuan FIFA-s dhe shoqatës ndërkombëtare të futbollistëve profesionistë, të cilët iu drejtuan TFF-së me një letër të hapur.

Në gjithë botën janë reth 50 sportistë të infektuar me koronavirus deri më sot, ndërsa qindra aktivitete janë pezulluar, përfshirë këtu kampionatet e Serie-A, Bundesliga, La Liga, Ligue1, Premier League, Euro 2020 apo Copa America 2020.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>