Turqia lejon qasjen në Wikipedia pas më shumë se 2 vjet ndalimi

Turqia lejon qasjen në Wikipedia pas më shumë se 2 vjet ndalimi

Qeveria turke hoqi të mërkurën ndalimin më shumë se 2 vjeçar  të aksesit në Wikipedia, pasi gjykata vendosi se bllokimi i saj ishte antikushtetues.

Qasja në Wikipedia u bllokua në Turqi në vitin 2017, pasi faqja refuzoi të hiqte artikujt dhe referencat për marrëdhëniet e Turqisë me militantët sirianë dhe terroristët e mbështetur nga shteti turk.

Turqia filloi të lejojë hyrjen përsëri në faqe të mërkurën më 15 janar, disa orë pasi në Fletoren Zyrtare turke u botua vendimi i Gjykatës Kushtetuese në favor të Wikipedias. Në dhjetor 2019, gjykata vendosi se ndalimi shkel të drejtën e shprehjes së lirë të mbrojtur në Kushtetutën e Turqisë.

Grupi Wikimedia, pjesë e së cilit është dhe Wikipedia, lajmëroi qytetarët për rikthimin në Turqi përmes një tweeti, më 15 janar, që për rastësi qëlloi dhe të jetë dhe 19 vjetori i themelimit të faqes:

“Dhurata më e bukur që morën më ditëlindjen e 19-të të Wikipedias është zhbllokimi i faqes në Turqi.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>