Turqia do të zhvillojë më 1 dhe 2 shtator stërvitje ushtarake në Mesdheun lindor.
Njoftimi u dha para mbledhjes së parlamentit në Greqi, ku pritet të ratifikohet marrëveshja e kufijve detar me Egjiptin.
Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë janë tensionuar pas kërkesë së Greqisë për të zgjeruar kufirin detar nga 6 në 12 milje detare.
Ndërkohë, edhe Ankaraja dërgoi një anije për të kërkuar naftë dhe gaz në Detin Mesdhe.
Greqia e kundërshtoi veprimin e Turqisë duke kërkuar edhe reagimin e Bashkimit Evropian.
Franca ka dërguar dy avionë luftarakë dhe një anije në detin Mesdhe për shkak të tensioneve të krijuara mes Turqisë dhe Greqisë.
Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka kërkuar Turqisë të ndalojë kërkimet e naftës në ujërat e diskutueshme në zonë. Ai ka deklaruar se ushtria franceze do të monitorojë situatën.
Presidenti Turk, Erdogan ka deklaruar se situata mund të zgjidhet vetëm me dialog dhe se vendi i tij nuk po ndermerr aventura.