Turqia vendos karantinë të plotë gjatë fundjavës, boshatisen sheshet

Turqia vendos karantinë të plotë gjatë fundjavës, boshatisen sheshet

Qeveria turke ka vendosur karantinën e plotë përgjatë kësaj fundjave, pasi numri i të infektuarve me Covid-19 ka arritur rekorde të reja.

Vetëm të premten mbi 32 mijë të infektuar të rinj u zbuluan në Turqi, duke shënuar një rekord të ri që prej marsit.

Ndërsa viktima u shënuan 193, sërish një shifër rekord, duke e çuar totalin e të vdekurve në 14 509.

Karantinimi i plotë për fundajvën më parë në Turqi është aplikuar në muajin maj. Gjatë gjithë këtyrë muajve, pavarëisht masave të distancimit social, Turqia ka qenë një shtet realativisht liberal, përfshi dhe sa i takon aeroporteve, duke u bërë një ndër të paktat vende që lejon hyrjen në vend të të gjithë  qytetarëve nga çdo vend i botës.

Televizionet turke treguan gjatë fundjavës pamje nga sheshet e rrugët e boshatisura të Stambollit, Ankarasë dhe Izmirit.

Turqia renditet në vend të katërt në botë për numrin e të infektuarve ditorë. Ajo lë pas Amerikën, Indinë dhe Brazilin, të tre shtete me numër më të lartë popullsie.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>