Turqia shtoi platformat e kriptomonedhave në listën e firmave të cilat kontrollohen për pastrim parash dhe financimi të terrorizmit, sipas AlJazeera-s.
Zgjerimi i rregullave që mbulojnë transaksionet e kriptovalutave do të hyjë në fuqi menjëherë dhe mbulon “ofruesit e shërbimeve të aktiveve kripto“.
Iniciativa erdhi pas hetimeve të dy platformave të tregtisë së kriptomonedhave me bazë në Turqi – Thodex dhe Vebitcoin.
Hetimi fillimisht çoi në arrestime të 83 personave, pasi klientët u ankuan se nuk mund të tërhiqnin fondet e tyre.
Interpol lëshoi një urdhër ndalimi për CEO-n e firmës, Faruk Fatih Ozer, i cili kërkohet nga autoritetet turke dhe mendohet të jetë në Shqipëri.
Qytetarët turk rritën ndërveprimet me kriptovalutat si përgjigje ndaj rënies së monedhës vendase dhe inflacionit dyshifror.
Autoritetet turke i kanë kërkuar Shqipërisë të ndalojë Fatih Faruk Ozer, i akuzuar për mashtrim me kriptomonedha, me vlerë prej 2 miliard dollarësh.