
Baret, restorantet dhe hotelet do të mbyllen deri më 1 mars në Tuz.
Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj i bëri thirrje qytetarëve të respektojnë masat deri të hënën, teksa pritet që qeveria të lehtësojë masat kufizuese.
Të premten, qytetarët e komunës së Tuzit kundërshtuan vendimin e qeverisë malazeze për të mbyllur baret dhe restorantet.
Ata kanë vijuar punën e tyre, ndërsa policia ka mbërritur në këtë komunë për të kërkuar zbatimin e vendimit.
Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj e ka konsideruar këtë vendim të qeverisë si ‘hakmarrje’.