Twitter bllokon 23 mijë llogari të lidhura me Partinë Komuniste kineze

Nga Exit News
Twitter bllokon 23 mijë llogari të lidhura me Partinë Komuniste kineze

Rrjeti social Twitter ka bllokuar 23 mijë llogari për lidhje me Partinë Komuniste të Kinës dhe për përhapje propagande me qëllim minimin e protestave demokratike në Hong Kong, si dhe për përhapjen e propagandës së Kinës për përmbajtjen e koronavirusit.

Analistët shprehen se Kina po përpiqet të përcjellë propagandën e saj dhe të keqinformojë  vendet perëndimore përmes mediave sociale.

“Ndërsa Partia Komuniste kineze nuk i lejon kinezët të përdorin Twitter-in, ajo e përdor atë për të përhapur propagandën e saj të keqinformimit në të gjithë botën,” tha Fergus Hanson, drejtori i Qendrës për Politikat Kibernetike në Institutin e Politikave Strategjike në Australi, pas publikimit të raportit për fushatën e propagandës së qeverisë kineze.

Në raporti shkruhet se qeveria kineze ka ndërmarrë veprime të vazhdueshme për të ndikuar dhe për të larguar kërcënimet ndaj partisë-shtet.

Një llogari e mbyllur, publikoi një foto të Statujës së Lirisë me një këmbë në qafën e George Floyd, një burrë me ngjyrë i paarmatosur, i cili u vra nga një polic në Minneasota.

Pjesa më e madhe e llogarive në Twitter që postonin për koronavirusin u hapën gjatë muajit janar, shumica e tyre u hapën në të njëjtën ditë. Disa postime ishin në të njëjtën linjë me propagandën e qeverisë kineze. “Kina është vendi që u përball më mirë me epideminë në botë, jo Tajvani”, ishte një nga postimet më të përhapura.

Llogaritë kishin target edhe miliarderin kinez të arratisur, i cili jeton në Manhatan dhe njihet për lidhjet e tij të afërta me Trump. Kina po kërkon ekstradimin e tij, për mashtrim dhe për mitmarrje.

Twitter i bllokoi llogaritë për shkelje të politikave të platformës, manipulim dhe përpjekje për të treguar se llogaritë kishin shumë ndjekës fallso, duke krijuar idenë se kishin shumë mbështetës.

Sipas analistëve, Kina i përdor rrjetet sociale për të sulmuar kundërshtarët dhe për të promovuar Kinën si fuqi botërore.

Twitteri dhe Facebook kanë nisur një fushatë agresive për të bllokuar llogari që promovojnë propagandën dhe keqinformimin, që pas zgjedhjeve presidenciale amerikane në 2016.


Publikuar në The Washington Post/ Përshtatur nga Exit News

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>