Twitter heq postimin e këshilltarit të Trump kundër maskave

Nga Exit News
Twitter heq postimin e këshilltarit të Trump kundër maskave

Twitter ka hequr postimet e një prej anëtarëve të ekipit të taske forcës së koronavirusit të Presidentit Trump, Scott Atlas, që pretendon se mbajtja e maskave nuk ndihmon në ngadalësimin e përhapjes së COVID-19.

Atlas, një radiolog, jo një epidemiolog, është bërë një nga këshilltarët e preferuar të presidentit për koronavirusin, pavarësisht pikëpamjeve të tij të diskutueshme.

Atlas ka pohuar në mënyrë të gabuar se “imuniteti i tufës” mund të arrihet me 20% –25% të popullsisë së infektuar, dhe ai sugjeroi që thirrjet për testime dhe gjurmime të përhapura janë “të gabuara”.

Atlas shpesh është përplasur me anëtarët e tjerë të task forcës së koronavirusit të Shtëpisë së Bardhë.

Muajin e kaluar, një gazetar i NBC Neës dëgjoi drejtorin e qendrës Evropiane të Sëmundjeve, Robert Redfield duke thënë në një telefonatë: “gjithçka që ai thotë është e rreme”.

Twitter i tha CNN se postimi ishte në shkelje të politikës kundër publikimit të lajmeve të rreme rreth COVID-19, të cilat mund të dëmtonin shëndetin e njerëzve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>