Twitter vendosi t’i pezullojë përgjithmonë llogarinë e presidentit Donald Trump.
Shkak u bënë postimet e tij të fundit.
“Pas rishikimit të postimeve të fundit nga Donald Trump dhe kontekstit rreth këtyre postimeve ne kemi vendosur që t’ia pezullojmë përgjithmonë llogarinë për shkak të rrezikut për nxitje të mëtejme të dhunës”
Twitter dhe Instagram të Mërkurën gjithashtu bllokuan përkohësisht llogaritë e Trumpit pasi ai postoi vazhdimisht akuza të rreme në lidhje me integritetin e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.