Twitteri bie pre e skemave mashtruese me bitcoin

Nga Exit News
Twitteri bie pre e skemave mashtruese me bitcoin

Twitteri lajmëroi se të enjten llogaritë e 300 personave të rëndësishëm ranë pre e një sulmi kibernetik, duke marrë në kontroll llogaritë e tyre për të promovuar skemat e bitcoin.

Policia Federale e Amerikës (FBI) gjeti se një kompani e bitcoin me bazë në SHBA ka kryer 400 pagesa me vlerë të përgjithshme 121 mijë dollarë në tre adresa të ndryshme.

Sulmi ndodhi të mërkurën, dhe përfshiu llogaritë e politikanëve dhe biznesmenëve të rëndësishëm, si Drejtuesin e Teslës, Elon Musk, pronarin e Amazon, Jeff Bezos, themeluesin e Microsoft Bill Gates, ish-presidentin Barack Obama, si dhe drejtuesit ekzekutiv të Apple dhe Uber.

Në llogaritë e tyre u postuan materiale mbi bitcoin me qëllim tërheqjen e sa më shumë personave, me premtimin se do t’i dërgonin atyre dyfishin e investimit në llogaritë e tyre.

Një zëdhënës i Twitterit tha se ende nuk është e qartë se sa shumë kontroll kanë marrë sulmuesit mbi llogaritë e personave, duke i lajmëruar të ndryshojnë fjalëkalimet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>