Twitteri ka pezulluar një llogari, e cila mbështeste Udhëheqësin e lartë të Iranit, pasi publikoi një imazh të ish-presidentit Trump të fshehur nën hijen e një bombe.
Një zëdhënës i Twitterit konfirmoi për median amerikane The Hill se llogaria u pezullua përkohësisht pasi shkeli politikat e Twitterit, si dhe politikat e qeverisë amerikane për “krijimin e llogarive të rreme”.
Postimin përmbante një citim të Udhëheqësit të lartë të Iranit në dhjetor, kur ai akuzoi SHBA-të për vrasjen e gjeneralit Iranian Qassem Soleimani në Irak.
Ky imazh u publikua pasi presidenti i Iranit Hassan Rouhani ka bërë thirrje për dialog me presidentin e sapozgjedhur të SHBA-ve Biden dhe kthimin e marrëveshjes nukleare të vendosur me administratën Obama në 2015, të prishur nga Trump në 2017-ën.