U largua nga PS, Arben Malaj në fushatë me LSI

Nga Exit News
U largua nga PS, Arben Malaj në fushatë me LSI

Ish-ministri i Financave Arben Malaj u shfaq të dielën në fushatë elektorale me LSI.

Ai shprehur vlerësimin për kandidatin e LSI në Berat Ardit Çelaj.

“Vendi ka nevojë për deputetë me integritet, të mirëarsimuar dhe të përkushtuar. Në lista për fat të keq ka dhe modele jo pozitive, që kërkojnë mandat si deputet, por që kanë qenë më herët si kryetarë bashkie dhe jetojnë vetëm si manekinë të kryetarëve”, tha Malaj.

Ai tha se në 2013 “kur një derë u mbyll, që ishte ajo për t’i shërbyer PS me dinjitet, jo vasalitet, kam krijuar mundësi për mbështetjen e studentëve”.

“Unë do ta vazhdoj këtë lloj kujdestarie bashkëpunimi me Arditin, sepse ne i kemi të gjitha kapacitetet”, tha ish ministri socialist.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>