U mbars mali e polli një mi: operacioni madhështor i policisë sekuestron disa gramë kanabis

U mbars mali e polli një mi: operacioni madhështor i policisë sekuestron disa gramë kanabis

Qeveria ka njoftuar me bujë këto ditë se forcat e policisë së shtetit, të ndërhyjes së shpejtë (FNSH) dhe ato speciale Delta Force, po organizojnë prej dy ditësh një operacion madhor, të koduar “Vjeshtë 2017”, për arrestimin e kriminelëve dhe sekuestrimin e aseteve të vendosur në mënyrë të paligjshme. Natyrisht nuk është lënë pa theksuar faktin se aksioni është organizuar me urdhër të vetë Ministrit Fatmir Xhafaj.

Aksioni ka filluar në Elbasan dhe Vlorë ku janë vendosur qindra forca speciale të ardhura enkas për operacionin dhe do të shtrihet në të gjithë vendin.

Pas dy ditëve aksion kanë filluar edhe sukseset e para. Sipas njoftimit të rezultateve nga vetë policia:

  • Në Elbasan, u arrestua një person i cili ishte në kërkim për vjedhje.
  • Në Vlorë u arrestua një person për mbajtjen e paligjshme të disa gramë canabis, armëmbajtje pa leje dhe 6 mijë euro të pajustifikuara.

Ndërsa çdo ditë transportohen tonelata drogë drejt Italisë, ajka e policisë shqiptare, në një aksion të drejtuar nga kokat më të mëdha të rendit, arrin të kapë vetëm pak gramë kanabis. Çdo koment është i tepërt.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>