Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel dhe Ursula von Der Leyen shprehën mbështetjen e tyre për zgjerimin e BE-së por nuk dhanë asnjë datë për nisjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Pas përfundimit të takimit BE-Ballkan Perëndimor në Brdo, të mërkurën, Presidenti Michel renditi 5 pikat kryesore për marërdhënien e ardhshme mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së:
Rajoni ka rëndësi për BE-në. Ne i sigurojnë atyre prespektivën evropiane.
Ne kemi diskutuar për sqarimet politike për çështjet e ardhshme. Reformat duhet të vazhdojnë, sidomos në luftën kundër korrupsionit.
Duhet të zgjidhen çështjet për minoritete në vende të ndryshme.
Vendet e BE-së duhet të bien darkord për anëtarësimet e reja në BE.
BE duhet të punojë me aleatët për të rritur ndikimin dhe forcuar në fushën e sigurisë.
Ursula von der Leyen u shpreh se “BE nuk është e plotësuar pa Ballkanin Perëndimor, ndaj do të vazhdojmë punën për të avancuar në procesin e zgjerimit të BE. Qëllimi ynë është zgjerimi”.
Ndërsa, kancelarja gjermane Merkel u shpreh se:
“Unë nuk besoj vërtet në përcaktimin e datave, besoj në përmbushjen e premtimeve tona: Pasi të plotësohen kushtet, pranimi mund të bëhet. Një afat do ta vendoste BE-në nën presion, pavarësisht nëse Ballkani Perëndimor i plotësonte kushtet e përcaktuara nga blloku prej 27 vendesh apo jo”.