Udhëheqësit e botës urojnë Biden dhe Harris

Nga Exit News
Udhëheqësit e botës urojnë Biden dhe Harris

Udhëheqësit e botës nuk pritën derisa presidenti Trump të tërhiqej, por e uruan menjëherë Presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe zëvendës presidentet Kamala Harris.

Edhe liderët, të cilët patën një marrëdhënie të ngushtë me Trumpin, si Britania dhe India e uruan Biden menjëherë pasi Associated Press lajmëroi zgjedhjen e tij si president. Më poshtë po përcjellim urimet e disa prej udhëheqësve për Biden dhe Harris:

Kryeministri britanik Boris Johnson:

“Urime Joe Biden dhe zëvendës presidents Kamala Harris për arritjen e saj historike. SHBA-të janë aleati më I rëndësishëm dhe ne presim të punojmë bashkë për prioritete e përbashkëta, që nga ndryshimi i klimës, tek tregtia dhe siguria”.

Presidenti francez Emmanuel Macron:
“Amerikanët zgjodhën presidentin e tyre. Urime Joe Biden dhe Kamala Harris! Ne kemi shumë për të bërë për të zgjidhur vështirësitë e sotme. Le të punojmë bashkë”.

Kancelarja gjermane Angela Merkel:

“Shoh përpara për një bashkëpunim të ardhshëm me Presidentin Joe Biden. Miqësia jonë transatlantike është e pazëvendësueshme nëse ne do të përballemi me vështirësitë e kohëve tona”.

Ministri kanadez Justin Trudeau:

“Do të punojmë me presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe me zëvendës presidenten Kamala Harris, administratën e tyre dhe Kongresin e SHBA-ve për problemet e mëdha të botës”.

Kryeministri e Indisë Narendra Modi tha se kontributi i Biden në marrëdhënien mes SHBA-ve dhe Indisë ishin “kritike dhe të paçmueshme”.

LEXO  Albin Kurtit i ndalohet kandidimi në zgjedhjet e 14 shkurtit

Ai uroi veçanërisht zëvendëspresidenten Harris si e para idiane-amerikane që do të shërbejë në një post kaq të lartë në SHBA.

Presidentin Joe Biden e uruan edhe kryeministriiI Pakistanit, i Afrikësë së Jugut, i Irlandës, i Italisë.

Lajme te ngjashme