Udhëheqësit e G7 takohen për krizën e Afganistanit

Nga Exit News
Udhëheqësit e G7 takohen për krizën e Afganistanit

Udhëheqësit e vendeve të G7-tës do të takohen virtual javën e ardhshme për të diskutuar një “strategji dhe qasje të përbashkët” për marrjen e Afganistanit nga talebanët, njoftoi Shtëpia e Bardhë të martën, sipas Axios.

Afganistani është përfshirë nga kaosi që pas pushtimit të Kabulit, të dielën, me mijëra afganë që ikën nga shtëpitë e tyre. Kriza ka përforcuar thirrjet që vendet të hapin kufijtë e tyre për refugjatët afganë.

Të martën, Presidenti Biden dhe Kryeministri britanik Boris Johnson folën për “nevojën për një koordinim të vazhdueshëm të ngushtë midis aleatëve dhe partnerëve demokratikë në politikën e Afganistanit”, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Sigurimi i “ndihmës dhe mbështetjes së mëtejshme humanitare për refugjatët dhe afganët e tjerë në nevojë” ishte një nga temat e diskutimit.

Emigrantët afganë po ndërmarrin udhëtime të rrezikshme në përpjekje për t’i shpëtuar talebanëve.

Të hënën, disa vdiqën duke u përpjekur të kapeshin pas një avioni ushtarak amerikan ndërsa fluturonte.

Bashkëthemeluesi i talebanëve Abdul Ghani Baradar, udhëheqësi politik i grupit, mbërriti në Afganistan të martën për herë të parë në më shumë se dy dekada.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>