Udhëheqësit politik përdorin pandeminë për të kufizuar lirinë e informimit në internet

Nga Alice Taylor
Udhëheqësit politik përdorin pandeminë për të kufizuar lirinë e informimit në internet

Pandemia COVID-19 do të sjell rënien të lirisë së informacionit në internet, sipas raportit mbi lirinë në rrjet të Freedom House 2020.

Raporti analizoi 65 vende, ku u zbulua se pandemia po nxit presionin mbi informimin digjital në botë. Për të 10-in vit radhazi, përdoruesit e internetit kanë përjetuar një kufizim më të madh të të drejtave të tyre dixhitale, e cila është pjesë e krizës më të gjerë demokratike ndërkombëtare.

Problemet kryesore të raportit ishin përdorimi i pandemisë nga udhëheqësit politikë për të bllokuar qasjen në informacion.

gjithashtu, u raportuan raste të faqeve të pavarura të lajmeve dhe arrestime me akuza false për përhapjen e lajmeve të rreme.

Freedom House vuri në dukje se në të vërtetë, shpesh ishin zyrtarë shtetërorë dhe mbështetës të tyre që përhapnin informacione të rreme dhe mashtruese me synimin për të fshehur përmbajtjen e saktë dhe shpërqendruar publikun nga përgjigjet e politikave joefektive.

Disa vende e përdorën krizën si një justifikim për të zgjeruar të drejtën e mbikëqyrjes dhe për të vendosur teknologji të reja që dikur konsideroheshin shumë ndërhyrëse. U ngritën shqetësime për mbledhjen e të dhënave personale, rritjen e përdorimit të monitorimit biometrik dhe mjeteve të grumbullimit të të dhënave të mëdha që minojnë të drejtat themelore të individëve.

Në përgjithësi, transparenca, mbikëqyrja e pavarur dhe llogaridhënia munguan në shumë vende.

Freedom House tha se mënyra më e mirë dhe më efektive për të luftuar autoritarizmin në rritje është përmes inkurajimit të shoqërisë civile.

“Ndërsa diskutimi ndërkombëtar – dhe vetë platformat kryesore – e bëjnë të vështirë përfshirjen e kontributit nga të gjithë anëtarët e publikut, organizatat globale të shoqërisë civile mund të sigurojnë ekspertizën dhe mbikëqyrjen e pavarur të nevojshme për të trajtuar disa nga problemet që lidhen me ndikimin e teknologjisë për të drejtat e njeriut. ”

Organizata vuri në dukje se interneti ka vlerë të jashtëzakonshme edhe në vende ku ka nivele të larta të shtypjes së lirisë së fjalës, sepse ai mund të sigurojë “mundësi të pamatshme për shprehjen e lirë, dhe angazhimin e komunitetit dhe zhvillim ekonomik”.

Nga vendet e anketuara, në 26 prej tyre u vu re një rënie, dhe në 22 të tjera u rrit niveli i lirisë. Performuesit më të dobët ishin Myanmar dhe Kirgistanin ndjekur nga India, Ekuadori dhe Nigeria. Islanda doli vendi i parë për lirinë e rrjetit, ndërsa Kina kishte kushtet më të këqija në të gjithë botë, për përdorimin e internetit.

Raporti i vitit të kaluar zbuloi se qeveritë po punësonin gjithnjë e më shumë individë për të monitoruar mediat sociale, përhapur propagandën dhe kontrolluar narrativën.

“Regjimet represive, funksionarët e zgjedhur me ambicie autoritare dhe operativët e paskrupullt partizanë kanë shfrytëzuar hapësirat e parregulluara të platformave të mediave sociale, duke i shndërruar ato në instrumente për shtrembërimin politik dhe kontrollin shoqëror”, shkruhet në raport.

Shqipëria nuk ishte midis vendeve të anketuara për raportin e lirisë së internetit. Sidoqoftë, Freedom House e konsideron atë si një “regjim hibrid” midis pjesërisht të lirë dhe autoritar.

Në fillim të 2020, freedom House zbuloi se demokracia e vendeve ishte në rënie, kryesisht në pavarësinë e gjyqësorit, korrupsionin, qeverisjen demokratike dhe lirinë e medias.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme