UEFA refuzon kërkesën e stadiumit të Mynihut për ndriçim me ngjyra

UEFA refuzon kërkesën e stadiumit të Mynihut për ndriçim me ngjyra

UEFA ka refuzuar kërkesën kryetarit të bashkisë së Mynihut, Dieter Reiter që stadiumi i qytetit të ndriçohet me ngjyrat e ylberit në ndeshjen e së mërkurës midis Gjermanisë dhe Hungarisë.

Reiter  e bëri të qartë se kërkesa ishte në protestë të ligjit të ri në Hungari që ndalon përhapjen e përmbajtjes  që promovon homoseksualitetin dhe ndryshimin e gjinisë në në shkolla. Njëkohësisht, ligji kufizon shfaqjen në media të përmbajtjes lidhur me LGBTQ në programet për të miturit.

Por, pikërisht sepse kërkesa ka karakter politik, ajo u refuzua nga UEFA.

“UEFA, përmes statuteve të saj, është një organizatë neutrale politikisht dhe fetarisht. Duke pasur parasysh kontekstin politik të kësaj kërkese specifike – një mesazh që synon një vendim të marrë nga parlamenti kombëtar hungarez – UEFA duhet ta refuzojë këtë kërkesë,” deklaroi organizata në një deklaratë për shtyp martën.

Megjithatë, ajo ka propozuar data alternative kur stadiumi mund të ndriçohet në mbështetje të komunitetit LGBTQ.

“UEFA megjithatë i ka propozuar qytetit të Mynihut që të ndriçojë stadiumin me ngjyrat e ylberit ose në 28 Qershor – Ditën e Çlirimit të Rrugës Christopher – ose midis 3 dhe 9 Korrik që është java e Ditës së Rrugës Christopher në Mynih,” vijon deklarata.

Ngjarjet e Ditës së Rrugës Christopher mbahen në kujtim të një kryengritjeje nga homoseksualët në Neë York në 1969.

Vendimi i UEFA-s vjen pasi Shoqata Gjermane e Futbollit (DFB) u shpreh paraprakisht se do të preferonte që çdo protestë të mbahej në datë tjetër.

Ministri i jashtëm hungarez Peter Szijjarto deklaroi thënë të hënën se “përzierja e politikës dhe sportit” ishte “e dëmshme dhe e rrezikshme” dhe ai e mirëpriti vendimin e UEFA-s, ndërkohë që homologu gjerman, Michael Roth e konsideroi ligjin e ri në shkelje të vlerave evropiane.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>