Ujësjellës-Kanalizimet Durrës nis pezullimin e kontratave për shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti

Ujësjellës-Kanalizimet Durrës nis pezullimin e kontratave për shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti

Shoqëria Ujësjellës-Kanalizimet Durrës do të nisë pezullimet e kontratave të furnizimit me ujë për banorët, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Me anë të një njoftimi, UKD sqaron se pezullimi mund të jetë i përkohshëm ose I përhershëm. Të gjithë qytetarët e interesuar duhet të paraqiten personalisht pranë zyrave të UKD-së dhe të kenë me vete librezën e ujit dhe kartën e identitetit. Pezullimi i kontratës do të ofrohet falas.

Afati për pezullimin e kontratave është deri në 31 janar 2020.

Për pagesat e faturës së muajit nëntor, UKD nuk do të aplikojë kamat-vonesa, duke i ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>