Ukraina mbyll kufijtë për udhëtarët e huaj

Nga Exit News
Ukraina mbyll kufijtë për udhëtarët e huaj

Që prej 28 gushtit, në Ukrainë nuk do të lejohet hyrja e udhëtarëve të huaj, që nuk janë rezidentë në vend.

Vendimi është marrë nga qeveria ukrainase si masë për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

“Rritja e numrit të rasteve në javët e fundit na ka detyruar neve të veprojmë me më vendosmëri”, deklaroi kryeministri, Denys Shmygal.

Në Ukrainë do të lejohet të hyjnë të huajtë që kanë leje qëndrimi ose punë, studentët e huaj, personeli ushtarak, trupat ndërkombëtare dhe ata që kalojnë transit nëpër Ukrainë, për më pak se dy ditë.

Deri më 28 gusht, Ukraina numëron 114,500 persona të infektuar me koronavirus, dhe më shumë se 2,450 viktima.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>