Ukraina ndalon me ligj përdorimin e vaksinës ruse

Nga Exit News
Ukraina ndalon me ligj përdorimin e vaksinës ruse

Ukraina ndaloi, të premten, me ligj përdorimin e vaksinës ruse në vend. Ligji i miratuar më shumicën e votave synon të përshpejtojë miratimin e vaksinave të tjera kundër Covid-19.

Qeveria ukrainase u shpreh se pret të marrë 100 mijë doza vakisnash nga Pfizer/Biotech përmes paketës COVAX.

Ukraina ende nuk ka miratuar asnjë vaksinë kundër Covid-19, por kompania Biolik me pronar një pjestar të opozitës, ka aplikuar për të marrë miratimin për vaksinën ruse Sputnik V.

Kjo kërkesë u refuzua nga ministri i Shëndetësisë, i cili pohoi:

“Askush nuk do ta regjistrojë vaksinën ruse në vend”

Vendi rregjistron 1.2 milionë të infektuar dhe 23,469 viktima nga koronavirusi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>