Ukraina ka raportuar një numër rekord ditor të vdekjeve të lidhura me Covid-19 për të dytën ditë radhazi. Po ashtu dhe numrin më të lartë ditor të shtrimeve në spital.
342 viktima u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit, nga 333 në 24 orët e mëparshme. Duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 30 773, tha ministri i shëndetësisë Maksym Stepanov.
Ndërkohë një shifër kulmore prej 5 438 pacientësh Covid u pranuan në spital gjatë ditës së kaluar, tha Stepanov në Facebook. Shifra e mëparshme rekord ishte 4 887 e regjistruar në 11 Mars.
Rritja i është atribuar variantit më të transmetueshëm të virusit të zbuluar për herë të parë në Britani.