Numri i lejeve të ndërtimit të miratuara nga Bashkia Tiranë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020, u ul me 38.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas INSTAT, 209 leje ndërtimi u miratuan në katër muaj, në krahasim me 339 leje të miratuar në të njëjtën periudhë të 2019. Lejet e miratuara kanë sipërfaqe ndërtimi prej 223,394 metra katrorë, një rënie me 36.6% krahasuar me vitin e kaluar.
Për sa i përket vlerës, vlera e përafërt e lejeve të miratuara është 14.8 miliardë lekë (119 milion euro), një rënie prej 18% krahasuar me vitin e kaluar.
Shumica e lejeve të lëshuara ishin për ndërtesa banimi, gjithsej 136. Rreth 73 ishin ndërtesa komerciale jo-rezidenciale.
Ndërsa ka pasur një rënie në numrin e lejeve të dhëna, kostoja e ndërtimit është rritur duke shënuar një rritje prej 0.4% në vit. Për sa i përket ndryshimit midis tremujorit të dytë të 2020 dhe atij të 2019, kostot u rritën midis 1.0% dhe 1.9%.
Veçanërisht, pagat e punonjësve të ndërtimti u ulën me 1 % dhe kostoja e materialeve me 1.2%.